Kosova
Rreth 170.000 biznese në Kosovë, në një platformë të vetme
Këto të dhëna janë gjeneruar nga informatat ekzistuese në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë duke përdorur Web Scraping
“Open Data Kosovo” ka lëshuar platformën “Bizneset e Hapura”, e cila përmban të dhëna për rreth 170.000 biznese në Kosovë, duke përdorur të dhëna të gjeneruara nga webfaqja e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë
Këto të dhëna janë gjeneruar nga informatat ekzistuese në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë duke përdorur Web Scraping, teknikë që lejon nxjerrjen automatike dhe në tërësi të të dhënave nga faqet e internetit.
Me këtë, platforma po ashtu gjeneron forma të ndryshme të vizualizimeve që tregojnë statusin e bizneseve, industritë apo aktivitetet më të përhapura në qytete si dhe tërësi, transmeton albinfo.ch.
“Open Data Kosovo beson që hapja e të dhënave është esenciale në vendosjen e qeverisjes së mirë, transparente dhe llogaridhënëse. Të dhënat e hapura janë mënyrë fundamentale e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Për këtë arsye, të dhënat që ofrohen nga institucionet qeveritare duhet të jenë publike, lehtësisht të qasshme, si dhe në formate të hapura”, thuhet në njoftim. Duke besuar në këtë qëllim “Open Data Kosovo” ka përgatitur platformën “Bizneset e Hapura”.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










