Kosova
Rreth 1500 kosovarë janë shëruar në 10 ditët e fundit në Kosovë
Statistikat e fundit tregojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 205 pacientë, kurse në vetëm 10 ditët e fundit janë shëruar 1426.
Duhet theksuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999, transmeton albinfo.ch.
Kurse numri total i rasteve pozitive është 10.988, nga 42.627 persona të testuar për virusin SARS-CoV-2.
E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Ndërkohë që drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, dje u shpreh optimist, duke thënë se rastet me Covid-19 po bien, ndërsa qytetarët po respektojnë masat qeveritare dhe rekomandimet shëndetësore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca