Lajme

Rreth 100 ushtarë izraelitë janë kidnapuar nga palestinezët

256 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe 20 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në 24 orët e fundit, bën të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, teksa 1788 të tjerë janë lënduar.

Shifrat e fundit nga autoritetet izraelite tregojnë se të paktën 200 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1400 janë lënduar në Izrael, shkruan BBC.

Ambasada e Izraelit në SHBA ka thënë se rreth 100 civilë e ushtarë izraelitë janë kidnapuar nga militantët palestinezë gjatë sulmit të së shtunës.

Në postimin në platformën “X”, Ambasada ka thënë se mbi 300 izraelitë janë vrarë dhe afro 1800 janë lënduar, përcjell albinfo.ch.

Të dielën grupi Hezbollah në Liban ka lansuar mortaja në drejtim të Mount Dov. Hezbollah ka thënë se sulmi është bërë në “solidaritet ndaj rezistencës palestineze”.

Si kundërpërgjigje Izraeli ka goditur infrastrukturën e Hezbollahut në zonën Jabal Rus, shkruan koha.net.