Kosova

Rreth 100 persona nga komunitetet aplikuan për policë në veri të Mitrovicës

Rreth 100 persona llogaritet të kenë aplikuar në konkursin për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, konkurs ky që ishte i hapur për komunitetet joshumicë në veri.

Gazeta Nacionale, nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se numri total i aplikantëve për t’u bërë policë në konkursin e fundit është rreth 100.

Nga kjo shifër, rreth 60 prej atyre që kanë aplikuar janë serbë. Por, që vijnë edhe nga komunat e tjera të Kosovës, pra jo vetëm nga veriu atje ku dhanë dorëheqje të gjithë policët serbë.