Shqipëria
Rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër
Sipas statistikave kulturore të INSTAT-it, më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar
Ka dramë më të madhe sesa djegia e fletëve të librave! Një prej tyre është të mos i lexosh ato. Sipas statistikave kulturore të INSTAT-it, më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar.
“Përgjithësisht vijnë lexues të rregullt. Normalisht që ka edhe klientë që i shohim rrallë, që vijnë një herë në vit ndoshta. Të rinjtë shqiptarë, nga çfarë vëmë re ne, lexojnë pak, ndoshta nga zhvillimi i teknologjisë. Grupmoshat 30-40 vjeç blejnë më shumë dhe letërsi të mirë”, thotë Antonio Cikollari, punonjës librarie.
Nga 2 milionë e 800 mijë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit. 102 mijë banorë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit të kaluar.
“Unë nuk rri këtu, jetoj jashtë shtetit. Por lexoj, po”, thotë një qytetar, raporton “TCH”.
“Kohën e lirë e kaloj me telefonin, normal. Nuk lexoj, s’i kam pasion librat”, thotë një e re.
“Sa mirë do të ishte të lexonim, por e kam shumë të ngushtë kohën. Pothuajse nuk lexoj fare”, tha një zonjë.
“Jo edhe aq shumë, por lexoj disi. Ndoshta dy libra”, thotë një i ri, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, në Bashkimin Evropian, “Eurostat” raporton se rreth 20% e popullsisë janë lexues të rregullt dhe se një evropian shpenzon gati 200 euro për libra.
Por, si në BE, edhe në Shqipëri, shpenzimet për libra nga viti në vit janë në rënie, ndërkohë që banorët harxhojnë më shumë para për ushqim, veshje dhe aksesorë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’