Bota
Rreth 1.6 milion pelegrinë myslimanë nisen në Haxh
Arabia Saudite po përgatitet për organizimin e Haxhit, duke filluar të dielën, derisa 1.6 milionë besimtarë myslimanë kanë arritur në “mbretërinë ultrakonservative”.
Pelegrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët.
Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota, duke thirrur “Këtu jam Zot, i përgjigjem thirrjes tënde, këtu jam”.
Haxhi u mundëson besimtarëve të jenë më afër Zotit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Ndjenjat e mia janë të papërshkrueshme”, tha Imad Abdel Raheem, një pelegrin egjiptas.
Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin në mes të myslimanëve dhe barazinë para Zotit. Gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk mbajnë grim për të shfaqur pastërtinë shpirtërore para Zotit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit