Lajme

Rrëshqitja e dheut ka mbuluar rrugën kantonale në Ticino

Në Zvicër ka pasur reshje të dendura shiu të premten. Si pasojë e masës së ujit, në Centovalli ka ndodhur një rrëshqitje e dheut, e cila ka mbuluar rrugën kantonale.

Sipas TCS, reshjet e shiut po shkaktojnë probleme në qarkullim edhe në rrugën kantonale në Vallemaggia pranë Someos, shkruan 20minuten.

Niveli 3 i paralajmërimit për mot të rëndë është i vlefshëm deri në orën 20:00. “Ndikimet e mundshme përfshijnë rritjen e nivelit të ujit në përrenj dhe kanale normalisht të thata. Përmbytje lokale, për shembull në nënkalime, parkingje nëntokësore ose bodrume.” Ju duhet të shmangni zonat bregdetare të lumenjve dhe liqeneve, si dhe shpatet e pjerrëta, përcjell albinfo.ch.