Lajme

“Rrënjët nuk mërgojnë”, takimi i radhës i shqiptarëve në Itali

“Le radici non migrano” apo “Rrënjët nuk mërgojnë”, mban emrin organizimi i radhës nga diaspora shqiptare në Parma të Italisë.

Ky takim letrar artistik, që do të mbahet më 7 korrik të këtij viti, i kushtohet Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

“Rrënjët nuk mërgojnë” organizohet nga shkolla shqipe “Scanderbeg Parma”, në bashkëpunim me Forum Donne Indipendenti, Festival Internazionale dei Giovani, Orkestra Rinore Tirana, Kori Jordan Misja, Tiranë, me pjesëmarrjen e artistëve Elona Marika dhe Petrit Kotepano.

https://www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/photos/a.117379558326902/2446792238718944/?type=3&theater