Integrimi
“Rrënjët nuk humbin, ato kultivohen”
Është ky titulli i koncertit të datës së 16 shkurtit në Friburg për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një bashkëpunim mes grupit “Vëllezërit Arbëreshë” dhe artistes tashmë të njohur që jeton dhe vepron në Zvicër prej shumë vjetësh, Mimoza Nazarko dhe grupit të saj, trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi, figurë tashmë e njohur në rrethet muzikore zvicerane dhe jashtë saj.
Ky koncert mbështetet nga Komuniteti Shqiptar i Friburgut, me koordinator znj. Mimoza Nazarko.
Një padurim i madh për të gjithë artdashësit e bashkatdhetarët tanë në Zvicër, ky koncert jo vetem për aspektin artistik, por edhe për nga mesazhi tejet i fuqishëm që bart në vetvete ardhja e vëllezërve arbëreshë në gjirin tonë, duke ditur dashurinë, krenarinë e punën e palodhshme që bëjnë ata prej 600 vjetësh për të ruajtur me fanatizëm gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Emocionin që ata e përcjellin nëpërmjet këngëve dhe melosi arbëresh na bënë aq shumë t’i duam e t’i dëgjojmë me ëndje e të jemi pranë tyre afër për t’ua shtrënguar duart e për të parë se sa dashuri derdhin ata te ne, e sa fort kalon mesazhi i tyre për ta dashur Shqipërinë e për të bërë shumë e më shumë për atdheun.
Brenda shoqatës dallojnë zëra autentikë, e kjo ka bërë që grupi “Vëllezërit Arbëreshë” nga Frasnita (cs) e Kalabrisë përgjatë 30 vjetëve të jenë prezantuar në shumë vende të Kalabrisë, Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Francë e Zvicër.
Spikasin zërat historikë meshkuj të këngëtarëve të këtij grupi si:
Michele Greco
Domenico Imbrogno
Soprano lirik Maria Cristina-Imbrogno
Backup Emiljana Oriolo
Backup Francesco Durante
Mjeshtri i fizarmonikës Camillo Mafia
Mjeshtri i fizarmonikës Pasqualino Mitidieri
Pedagog e violinist Daniela Fusha.
Qëllimi i vetëm i shoqatës ka qenë studimi, kërkimi dhe përhapja e traditave të gjuhës shqipe tek arbëreshët dhe diaspora shqiptare kudo në botë, ruajtja e mbajtja gjallë e gjuhës, transmetimin e kulturës muzikore e kostumeve arbëreshe ndër shekuj.
Shoqata “Vëllezërit Arbëreshë” janë pjesë e Federatës së shoqatave arbëreshe F.A.A., ku të gjitha bashkëveprojnë në Itali për të ruajtur e trashëguar kulturën arbëreshe.
Më frymën e vëllazërisë që i karakterizon, ky grup bashkëpunon dhe me artistë shqiptarë e me artistë të diasporës shqiptare, ashtu si në rastin e disa koncerteve të mëparshme, e gjithashtu edhe në këtë koncert të datës 16 shkurt në Friburg me artisten e këngëtaren lirike të mirënjohur, Mimoza Nazarko, pianistin e drejtuesin e trios muzikore Gjon Guralumi, violinistin Edmond Basha dhe flautisten Dori Sota.
Mimoza Nazarko na tregon që është prezantimi i tyre i katërt së bashku në Zvicër, Francë, por emocioni dhe përmasat më të mëdha në sytë e mi do të mbeten impresionet e pashlyeshme nga koncerti në Kalabri, ku jemi pritur me ovacione nga spektatorët arbëreshë dhe italianë dhe ku jemi vlerësuar me mirënjohje edhe nga kryetari i Bashkisë së Qytetit Civita (çifti).
Ka vërtet shumë muaj që po përgatitemi për këtë koncert, vazhdon Zonja Nazarko, por projektet mund të mbeten në hije pa një mbështetje që të krijon infrastrukturën e duhur për të realizuar një koncert të tillë e me përmasa. Gjej rast të përshëndes Komunitetin shqiptar të Friburgut, e në veçanti mikun e dashamirësin e artit të mirëfilltë, zotin Bajram Mehmeti, i cili jo vetëm që nuk kurseu asgjë për të na bërë që të ndjehemi vërtet artistë të respektuar, por edhe na vuri të gjitha gjërat e nevojshme në dispozicion. Faleminderit edhe një herë.
Michel Greco, presidenti i grupit “Vëllezërit Arbëreshë” dhe zëvendëspresidenti i F.A.A.. (Federata e shoqatave arbëreshe) në Itali, na tregon se programi do të jetë i ndërtuar me këngë arbëreshe, me këngë që variojnë nga shprehjet e lashta të diasporës dhe këngë popullore të shekujve të mëvonshëm, si dhe këngë nga më të njohurat tradicionale të Shqipërisë, Kosovës e pjesës shqiptare të Maqedonisë. Z. Michele falënderon Komunitetin shqiptar të Friburgut dhe znj. Nazarko për ftesën e bërë, duke shfaqur gatishmërinë e tij dhe të grupit për të bashkëpunuar edhe më tej për iniciativa e ngjarje të tjera të rëndësishme për të mbajtur gjallë në të ardhmen dhe për të nderuar diasporën shqiptare nëpër botë.
Sa i takon programit të trios muzikore, ku soliste është zonja Nazarko, ajo thotë: “Është një repertor gjithëpërfshirës i trevave shqiptare, ku pianisti Gjon Guralumi ka sjellë personalen e tij në orkestrimin e disa këngëve të koncertit, ku tashmë dihet që Gjon Guralumi është fondator i një nga grupeve më të hershme ethno jazz në Zvicër, ku lëvrohet muzika shqiptare në versionin jazz. Këngët janë të bukura e të punuara me shumë pasion nga të gjithë anëtarët e grupit tonë, e besojmë që do të jenë të pëlqyeshme për publikun, e me siguri do të duartrokiten fort”.
Zonja Nazarko vazhdon duke thënë që për mua ky eveniment nuk është vetëm një koncert, por edhe një festë e madhe, ku festojmë sigurisht 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por mbi të gjitha gjaku shqip është bashkë për të treguar se kemi qenë e jemi ndër shekuj një e të pandarë, shqiptarët kudo që janë, e kemi kulturë e tradita për të treguar se mund të mburremi me to, shembull konkret e i gjallë ky bashkëpunim kaq i gjerë si i këtij koncerti.
U urojmë suksese artistëve dhe Komunitetit shqiptar të Friburgut në këtë koncert e mirupafshim në të tilla koncerte përsëri.
Gëzuar Festën të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme