E-Diaspora
Rrënjët dhe krahët e Zvicrës
Pas polemikave që shoqëruan festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit, Përfaqësuesja zvicerane sërish do të llogarisë në lojtarët e saj me origjinë kosovare kundër Suedisë, të martën, në raundin e katërt të Kampionatit Botëror
Krahët fluturues të shqiponjës dykrenare, tashmë kanë shkaktuar një breshëri të komenteve. Nëse Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u përkujdesën që të flitet për ta, kjo është kryesisht për festimet e tyre me shqiponjën dykrenare: dy zviceranët kanë festuar golat e tyre me shenjën e shqiponjës në fitoren e shënuar ndaj Serbisë (2:1), e cila e refuzon Pavarësinë e Kosovës, shkruan “Le Monde”, përcjell albinfo.ch.
Gjesti, është përjetuar shumë keq në anën serbe, ndërsa tregon mbi të gjitha një histori prej gjysmë shekulli: atë të kosovarëve në Zvicër. E martë, 3 korrik në Shën Petersburg, ekipi zviceran do të llogarisë mbi fëmijët e emigracionit shqiptar për t’u përballur me Suedinë në të tetën e finales. Xhakës dhe Shaqirit i shtohen edhe mesfushori Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili sulmuesi, me prejardhje nga Maqedonia, por nga prindër shqiptarë.
Ndeshja duhet të jetë interesante në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ku është duke jetuar ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet: “Kosovarët e perceptojnë ekipin zviceran të futbollit pothuajse si ekipin e tyre kombëtar”, ka pohuar diplomati. “Ka një entuziazëm që është shumë i mirë. Në ditët e ndeshjes, të gjithë e shikojnë televizorin”, transmeton albinfo.ch.
Në ditët e fundit, kjo mbështetje është shprehur përmes mbledhjes së fondeve për të mbuluar dënimin e shqiptuar nga Federata botërore e futbollit, me ç`rast u gjobitën Xhaka dhe Shaqiri me nga 10.000 franga zvicerane, duke pasur parasysh se gjestet e tyre të gëzimit përputheshin me një “provokimi publik” serb. Një tjetër gjobë prej 5.000 frangash zvicerane iu shqiptua Stephan Lichtsteinerit, kapitenit të Përfaqësueses zvicerane, i cili i imitoi ata.
Kosova, “kantoni i 27-të zviceran”
Për t’u solidarizuar me ta, ministri kosovar i Tregtisë dhe Industrisë njoftoi pjesëmarrjen e tij në donacione. Bajram Hasani thotë se ka paguar 1.500 euro, që përfshin pagën e tij mujore. “Kontributet simbolike” gjithashtu janë të mirëseardhura. Në këto kushte, kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar përdoruesit e internetit që të kompensojnë atë që ai e sheh si një “gjobë absurde”.
Bashkim Iseni po e përcjell aferën për Albinfo.ch dhe revistën e tij mujore. “Kosova shpesh thuhet të jetë kantoni i 27-të zviceran”, thotë drejtori i kësaj platforme për situatën aktuale të shqiptarëve në Konfederatën Zvicerane. Ekziston një afërsi historike, demografike, kulturore. “Një popullësi prej rreth 200,000 personash, që justifikohet deri në pesë fluturime në ditë midis dy territoreve” ka nënvizuar ambasadori Jean-Hubert Lebet.
Vendi alpik hapi kufijtë e tij ndaj punëtorëve jugosllavë në vitet e gjashtëdhjeta: mjekët dhe inxhinierët e parë, pastaj një forcë punëtore më pak të kualifikuar në bujqësi, hotelieri dhe ndërtimtari. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, shpërbërja e Jugosllavisë shkaktoi një fazë të re të migrimit. Në këmbim, Zvicra ende mban një prani në këtë vend të Ballkanit “historinë e të cilit e njeh”: “Megjithëse nuk i përket NATO-s, ajo ende ka një batalion të vullnetarëve që marrin pjesë nëpër misione ndërkombëtare”, thekson Odile Perrot, konsulli i Nderit i Kosovës në Francë, përcjell albinfo.ch.
Prindërit e Xherdan Shaqirit u larguan nga konflikti ballkanik në vitin 1992, kur fëmija i tyre ishte 1 vjeç. Sot, “i përkëdheluri” i ekipit kombëtar mund “të ndryshojë perceptimin e kosovarëve kur bëhen temë në Zvicër”, sipas Bashkim Isenit: “Ai mund të haset nëpër shumë reklama, imazhi i tij nuk ka krahasim adekuat. Në këpucët e tij, një flamur i vogël ngjyrë blu dhe një i kuq me një kryq të bardhë. Goditje e bukur ndaj klisheve që do të zvogëlonin vendin e tij mikpritës në “pikturën e ngrirë të Heidit” dhe kullotat e saj.
“Dëshira për përkatësi”
Në Lozanë, Driton Kajtazi gjithashtu vëren “një evolucion të imazhit, në një kuptim pozitiv”. Për drejtorin e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare, futbollistët kontribuojnë pjesërisht për këtë ndryshim, me “motivimin e tyre për të fituar lojëra me Përfaqësuesen zvicerane, gjë që e bën të dukshme dëshirën për t’u identifikuar”. Por, jo vetëm. Të hënën, për shembull, ai drekoi me dy miqtë e tij: “Një kirurg i shkëlqyeshëm pediatrik” dhe me një pronar i cili kujdeset për emër të mirë të restoranteve “L’Evêché” et “Le Chalet”, njofton tutje albinfo.ch.
Megjithatë, mbeten edhe disa male për të ndryshuar. Sipas Bashkim Isenit, “një shtresë populliste ende ka dhimbje barku për të parë këtë Zvicër të përzier nga popuj të ndryshëm që po korr suksese në sport apo edhe në ekonomi”. Shembull i fundit: Reagimi i Natalie Rickli, këshilltare kombëtare UDC-së, e cila në të vërtetë është një parti e djathtë ekstreme. “Unë vërtetë nuk mund të gëzohem”, kishte shkruar ajo në Twitter pas fitores mbi Serbinë. Të dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën”.
Natalie Rickli do të duhet të bëjë ende në këtë drejtim: nëse Përfaqësuesja zvicerane është ende duke garuar në këtë Kupë Botërore (teksti është përshtatur pas rënies së Zvicrës nga garat e mëtutjeshme v.j. Red.), mbi të gjitha, është rezultat i diversitetit të saj. Ajo e një ekipi të pasur me lojtarë me prejardhje të huaj (Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Kameruni, Bregu i Fildishtë), e cila shpreson të vazhdojë fluturimin e saj në truall të Rusisë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra