Bota

Rrënime para ndërtimeve për Kupën e Botës

Autoritetet lokale në 11 qytete nikoqire janë duke punuar shumë në përgatitjen e garës që do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik

Derisa Rusia po ngutet që të përfundojë të gjitha lokacionet për kampionatin botëror në Futboll këtë vit, në qytetin siberian Yekaterinburg të shtunën është shkatërruar peizazhi më i njohur në qytet, një kullë televizive nga epoka sovjetike.

Autoritetet lokale në 11 qytete nikoqire përfshirë Moskën, Shën Petersburgun, Sochin dhe Yekaterinburgun janë duke punuar shumë në përgatitjen e garës që do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik por jo të gjithë banorët janë të lumtur me përpjekjet e tyre.

Në këtë qytet siberian, qindra njerëz kanë kundërshtuar rrënimin e kullës televizive me një protestë para saj. Por tani që kulla nuk është më, Aleksander Carnikov, gazetar rus në radion Shiu i Argjendtë, aspiron ta mbajë kujtimin gjallë në një blog në Instagram dhe ka ndërmend që të mbledh fotografitë e kullës. “Njerëzit tregojnë shumë tregime lidhur me kullën se si janë takuar me miqtë dhe ato miqësi mbeten edhe sot” tha ai.

Ndërtimi i kësaj kulle filloi në vitin 1983 por asnjëherë nuk u kompletua për shkak të rënies së Bashkimit Sovjetik.