Shkurt.ch
Rrëmbehet zvicerania në Mali
Sipas informatave të medieve zvicerane, gruaja e kidnapuar ka punuar në Mali si misionare e krishterimit
Në veriun e shtetit afrikan Mali, persona të armatosur kanë kidnapuar një zvicerane 40 vjeçare. Ata thuhet të kenë hyrë në shtëpinë ku banonte gruaja, në Timbuktu dhe e kanë rrëmbyer atë. Rrëmbyesit kanë pasur turbanë në kokë, kanë thënë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas informatave të medieve zvicerane, gruaja e kidnapuar ka punuar në Mali si misionare e krishterimit.
Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se është në dijeni për rastin. EDA është në kontakt me Malin por ende nuk mund të vërtetojë nëse ka ndodhur ose jo rrëmbimi.
Një muaj më parë pas 8 muajsh të kaluar si pengje në Pakistan, ishin liruar dy policë zviceranë, burrë e grua. Po kështu në muajin mars është rrëmbyer në Jemen një zvicerane, me profesion mësuese e gjuhës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës