Lajme
Rregullatori gjerman i energjisë paralajmëron se çmimet e gazit mund të trefishohen
“Për ata që tani po marrin faturat e ngrohjes, këstet tashmë po dyfishohen – dhe kjo nuk po merr parasysh as pasojat e luftës në Ukrainë”, tha presidenti i agjencisë, Klaus Müller, për RND të enjten, transmeton albinfo.ch.
“Nga viti 2023 konsumatorët e gazit do të duhet të përgatiten për një trefishim të kostove mujore, të paktën”.
I pyetur nëse kjo do të thotë se njerëzit që paguajnë aktualisht 1,500 € në vit, do të goditeshin me një faturë vjetore prej 4,500 €, Müller tha se mendonte se ishte “absolutisht realiste” dhe mund të ishte edhe më e lartë.
Rregullatori i energjisë shpjegoi se çmimet e gazit për kompanitë energjetike ishin rritur deri në shtatë herë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës dhe çështjeve të vazhdueshme të furnizimit global.
Sipas faqes për krahasimin e çmimeve Verivox, vetëm një në tri familje deri më tani ka marrë një faturë vjetore për gazin dhe rreth gjysma e tyre kanë paguar mesatarisht 227 € borxhe.
Për një të tretën e mirë të familjeve me ngrohje me gaz, tarifat për sezonin e ardhshëm të ngrohjes ishin rritur mesatarisht me 52 € në muaj. Për konsumatorët e rinj me konsum të gazit prej 20,000 kilovatë orë, çmimet ishin rritur mesatarisht për 159 për qind ose 1,963 euro në vit krahasuar me vitin paraprak, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative