Lajme
Rregullat që duhet t`i dini pas hapjes së restoranteve, dyqaneve, palestrave etj.
Megjithë lehtësimin, normaliteti i plotë është ende larg. Rregullat e sjelljes në luftën kundër pandemisë Covid 19 ende duhet të zbatohen...
Nga sot, 11 maj, në Zvicër ka filluar jetësimi i lehtësimit të masave të vendosura kundër koronavirusit, në pjesën më të madhe të segmenteve jetësore. Megjithë lehtësimin, normaliteti i plotë është ende larg. Rregullat e sjelljes në luftën kundër pandemisë Covid 19 ende duhet të zbatohen. Distanca minimale prej dy metrash, për shembull, duhet të mbahet në çdo rast kur jemi jashtë katër mureve të banesave tona shkruan watson.ch.
Më poshtë, disa të dhëna konkrete mbi ndryshime që na presin sot, sapo të dalim nga shtëpitë:
Restorantet dhe baret
Për një tavolinë në restorant lejohen vetëm katër persona ose një familje. Distanca minimale prej dy metrave midis tavolinave duhet të respektohet ose duhet të ketë një ndarje mes tavolinave, përcjell albinfo.ch. Sipas Zyrtarit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave Adrian Lobsiger, mbetet në vullnetin e klientit që të japë ose jo të dhënat personale në lokalin që viziton.
Stafi duhet të pastrojë dhe dezinfektojë vendin (tavolinën) pas ikjes së secilit mysafir. Nuk ka në dispozicion gazeta dhe revista në restorante sepse ato kalojnë nëpër shumë duar. Nëse distanca minimale nuk mund të sigurohet, shoqata rekomandon maska higjienike për stafin.
Baret dhe restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura mes mesnatës dhe orës 6:00 të mëngjesit.
Koncepti i mbrojtjes për restorantet: Mbajtje distance, por pa detyrim për maskë.
Shitja me pakicë
Qasja në dyqanet e shitjes me pakicë është dhe mbetet e kufizuar, sepse në to lejohet qëndrimi i vetëm një personi në dhjetë metra katrorë, transmeton albinfo.ch. Shishet me dezinfektues ju presin në hyrje të çdo dyqani. Në disa vende, personeli dhe klientët mund të vendosin maska mbrojtëse, në varësi të kërkesës. Por nuk ka detyrim të përgjithshëm për të mbajtur maskë.
Sektorët që sot kanë zbutur masat, kanë filluar zbatimin e koncepteve të tyre të mbrojtjes. Për shembull, në shitoret e konfeksionit, rrobat nuk dezinfektohen, sepse konsiderohet se ato nuk transmetojnë virusin. Po kjo ndodh edhe me librat nëpër dyqane dhe biblioteka.
Palestrat
Që nga sot, sërish mund të vizitohen palestrat sportive. Por, numri i njerëzve në zonat e trajnimit dhe në tualete është i kufizuar. Pajisjet nuk bën të jenë të shfrytëzuara njëkohësisht më shumë se 80 për qind, përveç kësaj duhet mbajtur një distancë sigurie prej 2 metrash midis pajisjeve. Punonjësit duhet të sigurojnë që të zbatohet koncepti i mbrojtjes, edhe gjatë udhëzimeve për ushtrime, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, as në palestër nuk ka detyrim për maskë, por vetëm rekomandim.
Transporti publik
Në transportin publik, SBB dhe Postauto, u kërkohet udhëtarëve të mbajnë maska mbrojtëse nëse nuk mund të mbahet distanca minimale. Pultet e dezinfektimit janë të vendosura gjithandej në stacionet e trenave.
Rregulli themelor në këtë pikë është: udhëtoni vetëm kur është e nevojshme, shmangini orët e pikut, respektoni rregullat për distancën, transmeton albinfo.ch. Pasagjerët duhet të shfrytëzojnë kohët më pak të frekuentuara kur është e mundur. Tualetet në stacionet e trenit që kanë qenë me pagesë, tani janë përkohësisht falas.
Koncepti i mbrojtjes për transportin publik: “Maskat, shumë të rekomanduara”: Ky është si duket koncepti i mbrojtjes për transportin publik. Por, as këtu nuk kemi detyrim për vënie të maskave mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës