Shqipëria
Rregullat e reja për udhëtime nga Shqipëria drejt Zvicrës
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022 do të vlejnë rregulla të reja, njofton Albinfo.ch.
Lista e rregullave:
Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër;
Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata:
https://swissplf.admin.ch/home/
Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen.
Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.
Për më shumë informacion, vizitoni faqet zyrtare të autoriteteve përgjegjëse zvicerane:
https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html/
https://www.bag.admin.ch/bag/en/home.html/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve