Lajme
Rregullat e reja për udhëtim nga Shqipëria drejt Austrisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka informuar sot rreth regullave të reja të vendosura nga Austria për hyrjet në vend.
Duke filluar nga sot, personat që udhëtojnë drejt Austrisë duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit, plus një test PCR të 72 orëve të fundit, ose certifikatën me dëshminë e shërimit nga COVID-19 (e vlefshme 180 ditë), plus një test PCR të 72 orëve të fundit.
Nga detyrimi për të paraqitur test PCR negativ përjashtohen vetëm ata që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës ose përforcuesen.
Të vaksinuar plotësisht konsiderohen ata që kanë marrë të dyja dozat e AstraZeneca, Covishield, BioNtech/Pfizer, Moderna, Sinopharm ose Sinovac.
Për ata që janë vaksinuar me një dozë Johnson & Johnson të paktën 22 ditë para mbërritjes, është e vlefshme vetëm deri më 3 janar 2022. Pas kësaj kërkohet një vaksinim përforcues.
MEPJ informon se në mungesë të një testi PCR, në momentin e mbërritjes në Austri, udhëtarët duhet të izolohen derisa të paraqesin një test negativ PCR.
Certifikata e vaksinës është e vlefshme për 270 ditë pas dozës së dytë për vaksinat me 2 doza. Ndërsa certifikata e vaksinës pas dozës së tretë ose përforcuese është e vlefshme për 270 ditë nga vaksinimi i tretë.
Certifikata e vaksinimit për ata që kanë kaluar COVID-19 dhe janë vaksinuar është e vlefshme për 270 ditë pas marrjes së një doze.
MEPJ informon se certifikatat për vaksinat Covishield, Sinopharm dhe Sinovac pranohen vetëm për të hyrë në Austri, por nuk pranohen për të hyrë në asnjë lloj ambienti, si hotele, restorante, bare etj.
Certifikata, e cila dëshmon shërimin nga COVID-19 është e vlefshme vetëm për 180 ditë, ndërkohë që testi i antitrupave nuk është më i vlefshëm për të hyrë në Austri.
“Nuk nevojitet plotësimi i formularit para udhëtimit (Pre Travel Clearance) kur hyni në Austri dhe mund të tregoni prova të vaksinimit të plotë me 3 doza, ose 2 doza plus PCR”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën