Lajme
Rrëfimet e mjekëve në Gazë: Pa drita, pa shtretër, pa barna
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një e treta e spitaleve në Gazë dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit parësor atje tashmë janë mbyllur, për shkak të dëmeve nga lufta ose mungesës së karburanteve.
Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, ka bërë thirrje për presion të shtuar mbi Izraelin për të lejuar hyrjen e karburanteve, barnave, ushqimit dhe ujit të pijshëm në Gazë, pasi sipas saj, në të kundërtën mijëra pacientë janë në rrezik të vdesin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, që do të mundësonte dërgimin e sigurt të furnizimeve shëndetësore dhe të tjera në spitale, teksa në fillim të kësaj jave OBSH-ja ka thënë se ka dërguar disa barna dhe furnizime të tjera në katër spitale në Gazën jugore, por se nevojat janë shumë më të mëdha.
Neurologu pediatrik, Omar Abdel-Mannan, nga Kolegji Universitar i Londrës, i cili është bashkëthemelues i grupit “Gaza Medic Voices”, apo “Zërat e Mjekëve të Gazës”, ka folur për REL, duke shfaqur dëshmitë e disa mjekëve që ka marrë nga vendi në luftë.
“Kemi parë video dhe kemi marrë fotografi dhe mesazhe se si funksionojnë duke përdorur dritat e telefonave celularë, për t’i ndriçuar pacientët ose mjekët, kur ata janë duke punuar. Atyre po u mbarojnë furnizimet bazë, si antibiotikët, qeset me kripë, produktet e gjakut, të cilat janë të vështira për t’u gjetur edhe në kohë më normale. Por, në kohë lufte, këto janë gjëra thelbësore që ju nevojiten për të shpëtuar pacientët. Në disa spitale, këto kanë mbaruar gati plotësisht. Rezervat private janë zbrazur gjithashtu. Të gjitha rezervat private të furnizimeve me barna i kanë çuar në spitalet kryesore dhe nuk ka mbetur asgjë. Ndihma ka shumë pak”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, disa kolegë të tij në Gazë, që edhe vetë kanë humbur familjarë në luftë, janë të detyruar të punojnë nga 24 orë teksa sipas dëshmive, ka raste kur bëjnë operacione pa anestezi dhe përdorin uthull në vend të antiseptikëve, ndërsa deklaroi se shpesh gjenden edhe para zgjedhjes: cilin pacient ta shpëtojnë e cilin ta lënë të vdesë?
“Një mjeke më ka thënë se nuk ka pasur shtretër në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Jashtë ka pasur bombardime të vazhdueshme dhe transferimi i ndonjë pacienti nga kujdesi i saj intensiv në një kujdes tjetër intensiv nuk ka qenë i sigurt. Ajo ka pasur vetëm një shtrat të lirë, ndërkohë që i kanë shkuar dy pacientë, të dy fëmijë, të dy të moshës së fëmijëve të saj. Njëri ka pasur dëmtime të rënda në kokë, që ka mundur ndoshta t’iu mbijetonte nëse do të kishte burime të mjaftueshme. Tjetri ka pasur një dëmtim në gjoks që ka qenë pa dyshim i trajtueshëm. Ajo është dashur të vendosë se cilin do ta shpëtojë dhe cilin do ta lërë pas. Fëmijën me dëmtime në kokë e ka lënë dhe ka shpëtuar tjetrin”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës