Lajme

Rrahet rëndë një nxënëse 12-vjeçare në Zvicër

Një nxënëse 12-vjeçare është rrahur rëndë nga disa bashkëmoshatarë të saj në Schwamendingen të Zvicrës.

Mediat zvicerane raportojnë se deri te akti i dhunës erdhi pas një debati në mes të dy nxënësve, ku njëra nga to përfundoi në spital.

Në një letër të hapur që autoriteti i shkollës në Schwamendingen u shkroi prindërve, thuhet se në rrahje ishin përfshirë edhe nxënës të tjerë, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Dëshmitarët okularë konfirmojnë se viktima është me rrahur rëndë me shqelma, teksa bëhet e ditur se askush nuk kishte ndërhyrë për t’i ndarë nxënësit, madje disa edhe e filmuan të tërë ngjarjen duke e shpërndarë në rrjete sociale.

Në konsultim me policinë e qytetit të Cyrihut, autoritetet e shkollës u kërkojnë prindërve që të fshijnë videot e krimit të dhunshëm nëse fëmija i tyre posedon video të incidentit. Nëse fëmija i tyre është përfshirë në krim ose ka informacione të rëndësishme për të, prindërve u kërkohet gjithashtu të raportojnë në policinë e qytetit të Cyrihut, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.