Shqipëria

Roth bën thirrje që protesta e 16 shkurtit të jetë paqësore

Ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, në një intervistë për Deutsche Welle ka bërë thirrje që Shqipëria të vijojë reformat, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës të miratojë Kodin Zgjedhor. 

Ministri i bëri thirrje opozitës që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore, duke ritheksuar se zgjidhjet mund të bëhen në Parlament dhe jo në rrugë, përcjell albinfo.ch.

 “Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike. Si student, edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por, vendi qendror i debatit politik mes qeverisë dhe opozitës është Parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike”, ka thënë ai.