Futboll
Roshi pensionohet nga kuqezinjtë
Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF vlerëson kontributin dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij
Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.
Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi, i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Evropianit.
Federata e Futbollit e falënderon Roshin për gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa