Lajme

Rosario Petta: Ka qenë fat të lind arbëresh

 

 

Përfaqësues i arbëreshëve dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës e njëherësh edhe kryetar i Komunës “Piana Degli Albanesi” në Itali, Rosario Petta është një personalitet i rëndësishëm botës dhe kulturës arbëreshe

Në një intervistë të gjatë për thealbanian.co.uk ai rrëfen për aktivitetin në komunitetin arbëresh, lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë dhe mesazhin e tij për gjithë shqiptarët.

“Të kujtojmë dhe të nderojmë historinë kudo që të ndodhemi, për hir të heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe për hir të shenjtores tonë Nënë Tereza, sepse një shqiptar kurrsesi nuk mundet të harrojë se ndajmë “një gjak, një gjuhë, një botë”, ka thënë ai përcjell albinfo.ch.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltar të jashtëm.  Ai po ashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave arbëreshe.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka thënë se ky personaltiet meriton mirënjohje dhe respektin më të thellë.