Shqipëria

Ronela Hajati performon në ‘Eurovision’ me këngën ‘Sekreti’

Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2022’, Ronela Hajati, ka përfunduar performancën e saj në hapjen e natës së parë të spektaklit evropian të këngës.

Performanca e saj ishte provokative dhe e veçantë, e përcjellë me një koreografi në skenën evropiane të muzikës.

Ditë më parë performanca e saj ishte censuruar nga Eurovision për shkak të veprimeve të papërshtatshme në skenë, shkruan Albinfo.ch.

Mirëpo këngëtares shqiptare duket se nuk iu bë vonë për një gjë të tillë, duke përsëritur koreografinë edhe sonte në hapje të spektaklit.

Vetëm 10 shtete do të kualifikohen sonte për finalen e madhe të festivit evropian të këngës.

Para se të nisë ky edicion, është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe për përfaqësueset e shteteve të tjera.