Futboll
Ronaldo paguan 18.8 milionë euro për evazion fiskal
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka arritur një marrëveshje me një gjykatë në Madrid lidhur me akuzat për evazion fiskal, duke pranuar gjobën prej 18.8 milionë eurosh. Marrëveshja, e miratuar paraprakisht, përfshinte një dënim me burg prej 23 muajsh. Por në Spanjë, të dënuarit zakonisht nuk futen në burg me dënim nën dy vjet. Vepra jo e dhunshme e Ronaldos do të thotë se ai nuk ka gjasa të futet në burg.
Ronaldo mbërriti në gjykatë mëngjesin e së martës në Madrid, ku pati një prani të madhe të mediave. Paraqitja e tij në gjykatë zgjati vetëm disa minuta, pasi Ronaldo pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët.
Gjyqtari refuzoi kërkesën e lojtarit për të marrë pjesë në seancë me video LIVE ose për të hyrë në ndërtesë me makinë për të shmangur mediat. Ronaldo u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga e dashura e tij Georgina Rodriguez, përcjell albinfo.ch
Fituesi 5 herë i Topit të Artë u akuza për shmangien e pagimit të taksave në Spanjë midis 2010 dhe 2014, kur ai luante për Real Madridin dhe u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin spanjoll. Forbes e ka renditur futbollistin si i treti më i pasur në botë, me fitime prej 95 milionë euro në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?