Futboll
Ronaldo e Messi prijnë si top futbollistët më të paguar
Edhe pse ka nga ata që mendojnë se koha e tyre ka mbaruar, nuk ka dyshim se dualiteti i madh futbollistik i dekadave të fundit, i përfaqësuar nga Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vazhdon të eklipsojë sërish, të paktën nga pikëpamja ekonomike.
Platforma e specializuar “Forbes” ka publikuar 10 futbollistët më të paguar në botë, duke shtuar vlerësimin e asaj që ata kanë gjeneruar brenda dhe jashtë fushave të lojës në këtë vit kalendarik, nga renditja e fundit e këtij lloji e deri më tani.
LISTA E 10 FUTBOLLISTËVE MË TË PAGUAR NË BOTË:
Kristiano Ronaldo: 39 vjeç, Al Nassr, Portugalia – 285 milionë dollarë (220 milionë në fushë dhe 65 milionë jashtë saj)
Lionel Mesi: 37 vjeç, Inter Majami, Argjentina – 135 milionë dollarë (60 me 75)
Nejmar: 32 vjeç, Al Hilal, Brazili – 110 milionë dollarë (80 me 30)
Karim Benzema: 36 vjeç, Al Ittihad, Franca – 104 milionë dollarë (100 me 4)
Kilian Mbape 25 vjeç, Real Madrid, Franca – 90 milionë dollarë (70 me 20)
Erling Haaland: 24 vjeç, Man. Siti, Norvegjia – 60 milionë dollarë (46 me 14)
Vinicius Jr: 24 vjeç, Real Madrid, Brazili – 55 milionë dollarë (40 me 15)
Mohamed Sallah: 32 vjeç, Liverpull, Egjipti – 53 milionë dollarë (35 me 18)
Sadio Mané: 32 vjeç, Al Nassr, Senegal – 52 milionë dollarë (48 me 4)
Kevin De Brujne: 33 vjeç, Man. Siti, Belgjika – 39 milionë dollarë (35 me 4)
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?