Lajme
Romani në gjermanisht i Zamfinës, një histori prekëse nga lufta në Kosovë
Autorja e re Zamfina Rexhaj bën realitet ëndrrën me botimin e librit të saj të parë "Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit"
Me vetëm 25 vjet, shkrimtarja në ngritje Zamfina Rexhaj ka arritur një hap të rëndësishëm: botimin e librit të saj të parë, me titullin “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” (“E kapur në mes të ardhmes dhe të shkuarës). Vepra sjell para lexuesit një histori emocionuese të një vajze të re, prindërit e së cilës kanë humbur atdheun e tyre, si pasojë e luftës, thuhet në një prezantim të librit, të cilin autorja e ka dërguar në redaksinë e albinfo.ch.
“Emocionuese dhe mbresëlënëse,” thonë komentet e deritanishme për librin.
Libri ofron jo vetëm njohuri emocionale të thella, por prezanton gjithashtu paraqitje konkrete dhe histori emocionuese nga periudha e Luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 1999. Gjithashtu, ai përfshin biografitë mbresëlënëse të pionierëve në historinë kosovare, që tërheqin lexuesit.
“Zvicra është shtëpia ime – por zemra ime rreh për Kosovën”
Edhe pse autorja është lindur dhe rritur në Zvicër, lidhja e saj me atdheun nuk është harruar kurrë.
“Jam e mahnitur dhe e mbushur me kënaqësi që po bëj ëndrrën time realitet. “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” nuk është vetëm një histori, por një pasqyrë e ngjarjeve dhe njerëzve që kanë shenjuar Luftën në Kosovë”, thotë autorja e re. Me një perspektivë unike dhe pasion të thellë për historinë e Kosovës, ajo u sjell lexuesve një rrëfim emocionues mbi mbijetesën, humbjen dhe shpresën.
Libri është botuar nga shtëpia botuese BoD – Books on Demand dhe mund të blihet në internet në të gjitha libraritë si libër elektronik dhe si libër i shtypur në letër.
Autorja, Zamfina Rexhaj lindi më 10.09.1998 dhe jeton në Windisch AG. Sot punon si mësuese e shkollës profesionale në Dietikon ZH dhe modele për agjencinë Prime Models AG. Prindërit e saj janë të dy nga Kosova dhe u detyruan të iknin në Zvicër para Luftës, shkruan albinfo.ch. Edhe pse ka një jetë të mrekullueshme në Zvicër dhe ka kryer studimet, ajo kurrë nuk harron atdheun e prindërve, kulturën shqiptare dhe gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit Prof. Dr. Florim Cuculi është mjek kryesor për kardiologji dhe drejtor menaxhues i Qendrës Kardio në...
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
-
Fehmi Fetahi: Bashkatdhetarë, ejani dhe investoni në Kosovë, nuk ka më mirë se në vendin tuaj
-
Pse liderët nga Kosova po organizojnë kaq shumë tubime me diasporën?
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është
Jeta në Zvicër
-
Një mijë njerëz demonstruan në Sion për rritjen e pagave Rreth 1,000 njerëz demonstruan në Sion të shtunën për të kërkuar rritje të pagave, tha sindikata...
-
Kantonet malore duan të ruajnë vlerën e qirasë, kundër taksave mbi pronën
-
Punëtorët francezë ndërkufitarë do të marrin më pak përfitime papunësie
-
Po sikur fshati Brienz të evakuohej përgjithmonë?
-
A do ta zbatojë Zvicra paktin evropian të migracionit?