Kosova
Romani i Shkumbin Gashit nga Zvicra nderohet me çmimin “Rexhai Surroi”
Ky çmim, për vitin që po lëmë pas, 2020, i është ndarë romanit 'Nënë, më fol për ëndërrimtarët', të Shkumbin Gashit
Sonte, në një solemnitet të transmetuar online, në Prishtinë është ndarë nga grupi Koha çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi dhe gazetari. Ky çmim, për vitin që po lëmë pas, 2020, i është ndarë romanit ‘Nënë, më fol për ëndërrimtarët’, të Shkumbin Gashit, një shkrimtari të ri, i cili prej disa vitesh jeton në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
“Sikurse te romani i tij debutues ‘Anormopatia’, edhe këtu vërehet stili unik që e karakterizon shkrimtarin Gashi, i cili, ta themi pa modesti, mozaikut të madh të bibliotekës së librave shqip i sjell freskinë si në temat që trajton, si në stilin krijues. Njeriun e sotëm e rëndojnë temat nga identiteti te sfida e përshtatjes, nga dëshirat e lakmitë te ndjenja e përjashtimit a sistemeve vlerore të imponuara, nga dëshira për përmbushje te nevoja për pranueshmëri. I riu dhe e reja e sotme gjenden përpara sfidave të njëjta kudo; e ku më shumë se kur përpiqen ta rigjejnë veten. Përmes katër personazheve nga prizmi i të cilëve zhvillohet ngjarja, autori na end botës e na pikëtakon te vendi i ëndërrave, në ekzistoftë një i tillë. E pastaj? Pikërisht këtu pikëtakohen edhe e kaluara me të ardhmen. Një vepër që i flet lexuesit të ri, me një stil tërheqës e ngjarje që duken sikur i takojnë secilit nga ne”, transmeton albinfo.ch shkrimin përkushtues me rastin e botimit, një vit më parë të romanit të Shkumbin Gashit
Me këtë rast, Gashi u është drejtuar miqve të tij virtual me falënderimin që po e publikojmë në vijim: Sot pranova Çmimin prestigjioz të letërsisë, “Rexhai Surroi” për vitin 2020 dhënë nga Grupi Koha. Është padyshim dhurata më e mirë që do të mund të pranoja në – thënë më së lehti – fund të këtij viti për t’u mbajtur në mend përgjithmonë. Siç thoshte Huxley, “Kujtesa e çdonjërit është letërsia personale e tij”, e për mua viti 2020 përbën një kapitull të madh të veprës voluminoze të kujtesës.
Laureatë të mëparshëm të Çmimit “Rexhai Surroi” janë shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqipe, prej Ismail Kadaresë e Agron Tufës, te Zija Çela, Kim Mehmeti, Binak Kelmendi, Mira Meksi e Ridvan Dibra, e të tjerë shkrimtarë të vlerësuar të letërsisë sonë. Është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe një nder i jashtëzakonshëm të jem në mesin e emrave të tillë, të cilët i kam lexuar me zell e admirim.
Thonë se për të rritur një fëmijë lypset një fshat i tërë. Për një vepër letrare, që unë e quaj fëmijë timin, ndonëse tani fëmija bën rrugën e vet, kërkohet jo vetëm një ide. Jo vetëm net e net pa gjumë, krijim e rikrijim, lexim e rilexim.
Nevojiten edhe njerëz që të mbështesin nga afër. Si në rrafshin personal, po aq në rrafshin e krijimit letrar. Falënderoj gruan time që pati durimin dhe qe lexuesja ime e parë e shkarravinave që gradualisht u bënë fjali, paragrafë e kapituj. Falënderoj redaktoren time Kaltra Bardhi për punën profesionale dhe të palodhshme. Falenderoj Shtëpinë Botuese “Pema” me ekipin e jashtëzakonshëm që e latuan punën time dhe i dhanë formën e duhur. Dhe, kuptohet, falenderoj Jurinë e nderuar të Shtëpisë “Koha” për vlerësimin.
Shkumbin Gashi jeton prej disa vitesh në Zvicër, gjegjësisht në Olten të Kantonit të Soloturnit. Ai është duke doktoruar për psikologji klinike dhe psikoterapi në Universitetin e Bernës. Krahas punës në doktoraturë ai është i angazhuar në Berner Fachhochschule si punonjës shkencor në gerantopsikologji ku hulumton jetën aktive të të moshuarve dhe shëndetin psikik të tyre.
Libri ‘Nënë, më fol për ëndërrimtarët’, mund te blihet këtu:
https://tinyurl.com/shkumbin-gashi
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”