Kosova
Romani i autores belge, një rrëfim i ngrohtë për miqësinë me refugjatët nga Kosova
Në këtë histori janë përfshirë edhe përjetimet e autores, Lize Spit. Në një intervistë ajo tregon se kur ishte e vogël shoqërohej me një vajzë, refugjate nga Kosova
“Gjetësi i ndershëm” është një libër për miqësinë, i autores belge Lize Spit, shkruar në gjuhën flamande (holandeze). Bën fjalë për ndjenja të thella, por edhe zhgënjime të thella. Rrëfim i treguar bindshëm nga këndvështrimi i një fëmije, por larg të qenit naiv.
Kur romani i saj debutues “And It Melts” (Dhe shkrihet) u botua në vitin 2016, shkrimtarja flamande Lize Spit u bë e famshme brenda natës, transmeton albinfo.ch. Libri ishte në listën e bestsellerëve në Belgjikë dhe Holandë për më shumë se një vit. Romani që atëherë është bërë film dhe fundjavën e kaluar fitoi një çmim për “filmin më të mirë flamand” të vitit. Një libër i ri nga Lize Spit ka dalë ditë më parë, i përkthyer në gjermanisht: Quhet “Gjetësi i ndershëm” (“Der ehrlicher Finder”).
Ngjarja e romanit zhvillohet në komunën imagjinare belge, Bovenmeer, rreth viteve 1990. Ky është fshati ku jeton Xhimi nëntë vjeçar, një i krisur i vogël që mbledh gjëra të çuditshme. I zgjuar, por mjaft i vetmuar, shkruan ndr.de. Kjo ndryshon ditën kur në klasën e tij vjen Tristani.
Drejtoresha e çon Tristanin në klasë. Me çdo hap që ajo hidhte drejt bankës së tij, Xhimi ndjente një dridhje edhe më të madhe gëzimi. Më në fund ata u ndalën pikërisht përballë ulëses së zbrazët, pranë Jimmy-t. Mësuesja e porosit Xhimin të kujdeset për Tristanin që i posaardhuri të ndihet rehat në mesin e ri. Më në fund, mendoi Xhimi, do të përfitonte diçka nga fakti që ai nuk ishte pjesë e asnjë klike. “Tristan, kujdesu mirë edhe për Xhimin, edhe ai po kalon një kohë të vështirë,” i ka thënë mësuesja Tristanit.
Kështu, Jimmy dhe Tristani shpejt bëhen miq.
Historia e arratisjes nga Kosova
Tristanit i ishte dashur të largohej nga Kosova me prindërit dhe shtatë vëllezërit e motrat. Lufta në vendlindje dhe arratisja e gjatë e kishte traumatizuar. Në Belgjikë ai duhet të fillonte nga e para – me një gjuhë të re dhe miq të rinj, transmeton albinfo.ch. Jimmy është shumë i vetmuar. Pasi babai i tij kriminel kishte ikur, dhe Jimmy dëshiron ngrohtësinë e shtëpisë. Kur Tristani e fton të qëndrojë një natë me të dhe familjen e tij, dëshira e Jimmy-t realizohet: Pjesëtarët e familjes Ibrahimi nuk flinin në shtretër të veçantë, por të gjithë së bashku në dyshekë të shtruar në dysheme. (…) Tani kur imagjinonte veten të shtrirë sonte atje, midis Tristanit dhe shtatë vëllezërve e motrave të tij, diçka qe trazuar në gjoksin e Jimmy-t, diçka e lumtur por edhe pikëlluese.
Familja e Tristanit do të dëbohet nga Belgjika
Por ftesa e Tristanit ka një sfond serioz: familja do të dëbohet nga Belgjika. Për të parandaluar këtë, Tristani ka dalë me një plan të guximshëm për realizimin e të cilit ai ka nevojë për ndihmën e Jimmyt…
Në këtë histori janë përfshirë edhe përjetimet e vetë autores, Lize Spit. Këtë ajo e tregon në një intervistë për NDR Kultur. Ajo shoqërohej (si e vogël) me një vajzë që kishte ikur nga Kosova, përcjell albinfo.ch. I kishte kërkuar asaj të përshkruante se si e kishte përjetuar kohën pas arratisjes. Dhe po ashtu ka pak Lize edhe te Jimmy i vogël: “As unë nuk vij nga një familje shumë stabile dhe më pati shijuar të shkoja në shtëpinë e shoqes, të qëndroja me të gjithë vëllezërit e motrat e saj. Ndihesha vërtet si në shtëpinë time me ta. Dhe kjo është e rëndësishme: ata vërtet kishin ardhur nga një luftë dhe kishin përvoja traumatike, por ata kishin njëri-tjetrin. Dhe kjo ishte ajo që e bashkonte këtë familje. Për mua, kjo shtëpi ishte një vend i lumtur”.
Ndoshta e gjithë kjo tingëllon paksa si kiç (Kitsch) social. Dhe nëse dikush tjetër do ta kishte shkruar këtë libër, ky konstatim ndoshta do të ishte i saktë. Por “Gjetësi i ndershëm” është një histori për anët e ndritshme dhe të errëta të miqësisë, pa klishe dhe e treguar me dhembshuri njerëzore nga Lize Spit.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025