Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Shqipëri: 282 588 kërkesa për votim nga jashtë, 183 382 të miratuara Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për...
-
Gjykata Federale: Kosovari duhet të largohet përfundimisht nga Zvicra
-
Kristian Oroshi dhe Two.jobs “Beso se mundesh dhe je në gjysmë të rrugës”
-
Mbrëmje Gala në 30 vjetorin e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Lozanës
-
Promovim libri dhe film dokumentar në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Zvicër
-
25 shkurt 2020: Dita kur Covid-19 zbarkoi në Zvicër Lajmi shumë i frikshëm shpërtheu të martën, 25 shkurt 2020: rasti i parë i atij që...
-
Çmimet e qirave në qytetin e Bernës u rritën me 3.2 për qind
-
Gjykata Federale: Kosovari duhet të largohet përfundimisht nga Zvicra
-
Rritje e konfiskimeve të cigareve kontrabandë në Zvicër në vitin 2024
-
10 profesionet më të paguara në Zvicër