Kosova
Rojeviq flet për bllokadën: Në secilën pikë kufitare do të jenë së paku 400 njerëz
Bllokada e paralajmëruar në pikat kufitare me Kosovën do të nisë nesër nga ora 18:00, ka thënë kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq.
Ai ka bërë të ditur për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, se bllokadat do të organizohen në katër nga pesë kalimet kufitare të Serbisë dhe Malit të Zi me Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve. Gjithashtu kërkojmë nga KFOR-i që në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se në pikat kufitare ku do të organizohen bllokadat do të mund të kalojnë vetëm automjetet spitalore dhe të gjitha automjetet dhe udhëtarët që posedojnë dokumente serbe. “Nëse në Kosovë nuk vlejnë dokumentet serbe, atëherë as në Serbinë qendrore nuk mund të vlejnë dokumentet e të ashtuquajturës Republikë e Kosovë”.
“Do t’i bllokojmë vendkalimet kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe atë në Kullë. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani”.
Rojeviq shtoi se do të jenë të paktën nga 400 persona të cilët do të marrin pjesë në bllokadat kufitare./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut