Fotolajmi

Rojat bregdetare italiane shpëtuan mbi 1 mijë refugjatë

Rojat bregdetare italiane shpëtuan mbi 1 mijë refugjatë, kryesisht sirianë, në dy anije nga brigjet e Sicilisë, ka thënë zëdhënësi i saj. Ka indikacione se refugjatët nga Lindja e Mesme gjithnjë  po shmangin rrugën greke për të ardhur në Evropë, raporton Reuters, përcjellalbinfo.ch.

Në bordin e anijes kishte edhe irakianë.

Komisari i Lartë për Refugjatë tha se rasti paraqet përpjekjen më të madhe të migrimit masiv nga Siria dhe Iraku për në Itali, për të paktën një vit.

Një zëdhënës i rojës bregdetare italiane tha se nga një anije janë shpëtuar 515 njerëz dhe në tjetrën 380.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, këtë vit rreth 31.500 njerëz nëpërmjet Mesdheut kanë ardhur deri tani në Itali.