Kosova
Rohde: Sulmi i 24 shtatorit në veri synonte të shkaktonte kërdi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se pas ngjarjeve të 24 shtatorit, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog, konkretisht, edhe në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, e këto përbëhen nga disa hapa. Sipas tij, për Kosovën do të thotë fillimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për Serbinë kërkon njohjen de-fakto në disa hapa.
Ambasadori Rohde në një intervistë për RTK-në ka thënë se lehtësuesi Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë Borrell e kanë mbështetjen e Gjermanisë.
“Keni mundur ta shihni, besoj, edhe para sulmit, që BE-ja në thelb lehtëson procesin, në deklaratën e 18 shtatorit edhe një herë ka theksuar ato që priten nga Kosova dhe nga Serbia. Serbia është kritikuar sepse nuk ka implementuar udhërrëfyesin për energjinë, si dhe për ngacmimin ndaj policëve, por kemi thënë që edhe Kosova nuk ka implementuar disa gjëra që i janë kërkuar që nga 3 qershori”, ka thënë ambasadori gjerman.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.
“Po, kjo është pritshmëria që ne kemi! Nëse nuk është transparente, mund të ketë pasoja. Por, nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë. E keni parë deklarimin e qartë, sepse ky sulm vrastar më 24 shtator ishte një pikë e qartë kthese, si dhe dimension i qartë i armatimit që u gjend, siç e kam thënë në një intervistë tjetër, këta nuk ishin thjesht qytetarë të pakënaqur, ky ishte sulm me metoda ushtarake për të shkaktuar kërdi”, deklaroi ai.
Rohde ka thënë se sulmin e 24 shtatorit BE-ja e ka klasifikuar, e ka quajtur sulm terrorist. Sipas tij, sulmi ka qenë vrastar, qyqar, kundër policëve në detyrë, si dhe është kërkuar dënimi i kryerësve të tillë. Ai ka deklaruar se duhen mbledhur provat, duhen vlerësuar ato prova, pastaj edhe duhet të merret vendimi politik.
Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t’i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026