Shkurt.ch

Roche tërheq barin “kundër infarktit”

Gjiganti i industrisë farmaceutike të Zvicrës, Roche ka tërhequr nga tregu medikamentin për parandalim të infarktit “Dalcetrapib”. Ky medikament, siç konstaton koncerni Roche, nuk ka ulur rrezikun e infarktit ose gjakderdhjes në tru më shumë se që bëhet kjo me trajtim standard.

Kur e kishte hedhur në treg këtë bar, Roche kishte pritur fitime që do të shkonin deri në dhjetë miliardë.

Me medikamentin “Dalcetrapib” Roche k ishte pritur se do të tejkalonte konkurrentin e saj Merck&Co.

Studimet e fazës së dytë kanë gjetur se nuk bëhet fjalë për ndonjë përparim në rastin e barit të ri.