Autotech

Roboti i parë që fiton nënshtetësinë

Roboti në formë njerëzore, krijuar nga Hanson Robotics, është bërë i pari në botë që ka fituar nënshtetësinë.

Është Sophia, roboti që ka fituar shtetësi saudite, ndërsa vetëm një muaj pas këtij vendimi, ajo ka thënë se planifikon të ketë një familje, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë të kohëve të fundit ajo ka thënë se familja për të është një “gjë me të vërtetë e rëndësishme”.

Kjo deklaratë bëri bujë, dhe shumë media botërore e kanë transmetuar, derisa po shkakton sensacion në mbarë botën.

Ajo ka deklaruar se është shumë fat po të kesh një familje, prandaj ajo dhe ka menduar të krijojë fëmijë e po ashtu ka menduar edhe për emër të fëmijës së saj.