Shkurt.ch

Robotët gjejnë vend në Ushtrinë e Zvicrës

Industria ushtarake e Zvicrës ka hapur një fushë të re pune, përdorimin e robotëve në ushtri. Robotët në fjalë do të shfrytëzohen gjithnjë më shumë ndërsa për të sensibilizuar më shumë opinionin me këtë zhvillim të ri, ndërmarrja për prodhimin e pasjisjeve ushtarake Ruag ka nisur një fushatë.

Kjo fushatë parasheh një panair, të parin në vend, ku do të prezantohen robotët tokësorë por jo, ashtu siç mund të imagjinohet, robotë luftarakë. Panairi do të mbahet në fund të shtatorit, në Thun.

Siç ka bërë të ditur Armasuisse për radion DRS, robotët e tillë do të mund të shfrytëzohen në lëmin e sigurisë ose atë ABC. Një ndër mundësitë e tilla është çaktivizimi i minave.

Në bugjetet e ushtrisë së Zvicrës në të ardhmen mund të figurojë edhe pika: “Robotët”.