Kuriozitete
Robotët do t’ua marrin punën njerëzve
Zëvendësimi i fuqisë punëtore me robotë është një tendencë e kohës, që në dy dekadat e fundit ka trefishuar numrin e robotëve duke arritur në 2,25 milionë njësi
Në afat të gjatë, këtë sfidë mund ta fitojnë robotët. Robotët me pamje njerëzore, brenda të cilëve janë të përfshira teknologji gjithnjë e më të sofistikuara dhe me Inteligjencë Artificiale – do t’u japin përfitime të mëdha kompanive. Dhe ata që do të vuajnë, do të jenë punonjësit.
Zëvendësimi i fuqisë punëtore me robotë është një tendencë e kohës, që në dy dekadat e fundit ka trefishuar numrin e robotëve duke arritur në 2,25 milionë njësi. Megjithatë, krah për krah me evolucionin e shpejtë teknologjik që sot investon në çdo sektor, këto shifra po rriten në mënyrë eksponenciale, dhe do të kenë pasoja të shumta. Kjo konfirmohet në një studim të realizuar nga Oxford Economics, shoqëri angleze e specializuar në studime parashikuese në nivel botëror dhe analiza sasiore, transmeton Monitor.
Studimi “How Robots Change the World” po krijon një situatë alarmuese nga SHBA në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.
Kërkuesit vlerësojnë që brenda vitit 2030, 20 milionë vende pune në sektorin e prodhimit në mbarë botën do t’u besohen robotëve, nga të cilat 14 milionë vetëm në Kinë.
Pasojat do të prekin më shumë punonjësit më pak të kualifikuar në vendet më të varfra që pikërisht mbi këto shifra e bazojnë ekonominë e tyre. Kjo do të përkthehet në rritje të pabarazisë në të ardhura, duke rritur vështirësitë sociale dhe ekonomike dhe do të sjellë sfida të mëdha politike.
Megjithatë, rritja e përdorimit të robotëve do të sjellë avantazhe në produktivitet dhe rritje ekonomike, dhe do të sjellë edhe krijimin e vendeve të reja të punës më të specializuara. Robotët po bëhen më ekonomikë se shumë punëtorë njerëzorë.
Sipas Oxford Economics, çmimi mesatar për njësi i një roboti ka rënë me 11% në periudhën 2011-2016 dhe këto pajisje janë gjithnjë e më të afta në procese më të sofistikuara dhe në kontekste të ndryshme.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?