Lajme
Kosova në BE, së shpejti realitet
Lordi George Robertson inkurajoi institucionet dhe subjektet politike në Kosovë që të luftojnë korrupsionin, ndërsa tha se dhuna në Kuvend është e papranueshme
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson është rikthyer pas 16 vitesh në Kosovë. Ai inkurajoi institucionet dhe subjektet politike në Kosovë që të luftojnë korrupsionin, ndërsa tha se dhuna në Kuvend është e papranueshme.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, Robertson vizito Poklekun e Drenasit, vendin ku 17 vjet më parë forcat ushtarake dhe paramilitare serbe dogjën fëmijë dhe pleq, duke shkaktuar njërën më masakrat më të mëdha të fundshekullit. Ai u përkul para pllakës përkujtimore të të rënëve në këtë fshat.
“Jam pjesë e historisë së Kosovës, këtu janë e ardhmja e vendit. Mu kujtuan vuajtjet e familjarëve që kanë përjetuar , ajo na kujton se sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja. T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti,që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Robertson në Poklek.
Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson iu është drejtuar kosovarëve se e kaluara e tyre nuk do të harrohet, por as nuk duhet të jetë pengesë për të ecur përpara në rrugën e integrimit.
Ndërsa zëvendës kryeministri Hashim Thaçi, tha se ndjehen krenar e të lumtur për vizitën e ish sekretarit të NATO-s, të cilin e quajti liri të shpresës. Thaçi tha se pa angazhimin e sekretarit, Kosova do të ishte e vetmuar dhe në duart e kasapit Sllobodan Millosheviq.
Ish sekretari i NATO-s George Robertson pranoi mirënjohje nga komuna e Drenasit dhe fëmijët e shkollë s “Fazli Grajçevci” të fshatit Poklek. Robertson në vitin 2000 ka vizituar shkollën “Fazli Greiçevci” në të cilën ende ruhen fotot e tij dhe të gjeneralit amerikan Wesley Clark.
Ndërsa gjatë takimeve që zhvilloi me liderët institucionalë të Kosovës, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, i inkurajoi të ecin përpara dhe ta luftojnë korrupsionin. Lordi britanik mbajti edhe një ligjërate në kolegjin ‘Universum’.
Aty, ai ka thënë se ndihej i lumtur që kishte kontribuar në çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Por, një vëmendje të shtuar ai i ka kushtuar zhvillimit të shtetit të Kosovës, me theks të veçantë në ndërtimin e shtetit ligjor. “Thjesht duhet të keni gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”, është shprehur Robertson.
Ndërkaq duke u ndërlidhur me zhvillimet e këtyre muajve të fundit në Kosovë dhe raportet e acaruara ndërmjet qeverisë dhe opozitës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026