Lajme

Zvicër: Rivaksinohen 200 persona, pasi morën vaksina të skaduara

Gati 200 njerëz u desh të rivaksinoheshin në kantonin Schwyz, pasi atyre iu dha një dozë e skaduar nga Moderna.

Vaksina u lëshua në kirurgjinë e një mjeku në Ibach, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Mjekja e quajtur S. Neimann, 51-vjeçare, aktualisht është e pezulluar në pritje të një hetimi.

Departamenti i Shëndetësisë kantonale punoi me Moderna, i cili konfirmoi se vaksinat ishin disa muaj të vjetruara në kohën e administrimit të tyre.

Zyra e Shëndetësisë thotë se pacientët kanë të drejtë të ndërmarrin veprime ligjore.