Muzikë
Ritme shqiptare nën diellin e korrikut, në Alba Festival të Cyrihut
Vonesat e trenit më zbritën në rrugën Sportweg, në afërsi të zonës Hardturm Areal, në Zürich. Po vija këtu për të prekur kutinë e kulturës, që paraqet sezonin e verës 2022 në qytetin e Zürichut. Në njërën nga arenat e shumta te koncerteve në qytet për këtë vit, pikërisht dje dhe sot 2-3 korrik 2022 feston Alba Festival.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Është edicioni i dytë me radhë, i cili merr një sipërfaqe të mjaftueshme për audiencë, me një numër të madh siç ishte mbrëmë rreth 20.000, hapësirë e mjaftueshme për skenë e kërcim, aktivitete të tjera si dhe ushqim, pije dhe lodra.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Mund të marrësh një xhiro me ‘ferris wheel’ (Riesenrad) për ta mbartur me vete dëshirën e të kënduarit me tingujt volumin lartësinë e zërave të Ledrit, Kidës, Mozzaik, apo Elvanës duke u frymëzuar me zërat e tyre.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Elvana është prej zërave më koncizë dhe merr vëmendje. Ajo është poshtë në tokë me lëvizjet e saj gjatë këndimit në skenën e bukur me fotografi dhe reklama, ku shqiptarja solli një prekje të mirë të këngës dhe kërcimit shoqëruar nga balerinat dhe me zemrat e të gjithë të pranishmëve, bile dhe të atyre që nuk janë shqipfolës.
Në festival kishte njerëz nga e gjithë Zvicra dhe jashtë saj, zviceranë, amerikanë, gjermanë dhe të tjerë ballkanas, do të thosha, por mbizotëronte shqipja kudo. E bukur.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Dhurata Dora, një zë gruaje i fortë dhe i bukur. Ajo qëndron e vetme në skenë dhe ofroi gjithçka që mund të dëshiroje nga një ngjarje që vazhdonte të rritej në energji me këto përmasa.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
U paraqit shkurt edhe ikona e këngës shqipe, Sabri Fejzullahu, i cili sot do të ketë programin e plotë.
Flakë dhe prekje emocionesh në tribunë, si gjithmonë dhe kudo dha grupi legjendar shqiptar “Elita 5”. Një dyzet minutësh Live me “Al kaponen”, “Më fal’, “Shiu” e të tjera këngë të njohura.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Sot dhe sonte ka sërish muzikë, ambienti i dekoruar me drita vezulluese të jep adrenalinë dhe t’u thuash faleminderit organizatorëve, drejtuesve dhe të gjithë atyre që morën pjesë për të lënë gjurmë të tilla. Dhe kësaj kohe i duhet një ngjarje si kjo; pavarësisht moshës, gjuhës, kulturës.
Një shfaqje spektakulare dhuruar nga Alba Festival, muzikantët dhe drejtuesit e kësaj ngjarjeje.
©Rromir Imami/Albinfo.ch
Festivali vazhdon dhe sot. Siguroni një biletë nëse ende ka dhe nxitoni për të parë dhe shijuar muzikën e emrave të tjerë të njohur nga estrada, si: Dafina Zeqiri, Ghetto Geasy, MC Kresha, Butrint Ymeri, Tayna e të tjerë zëra artistësh.
A ka diçka që lë për të dëshiruar ky festival? Jo, nuk mendoj. Dita e 3 korrikut do të jetë me të njëjtat efekte dhe ne do të vendosim qershinë mbi tortë, sonte.
Teksti: Julinda Daci, Fotot: Rromir Imami
Më shumë fotografi nga festivali i 2 & 3 Korrik 2022 në Cyrih –>>>
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?