Lifestyle
Rita udhëheq ceremoninë MTV EMA 2017
MTV ka zyrtarizuar këngëtaren kosovare përmes uebfaqes zyrtare të vet
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë nikoqire e ceremonisë MTV EMA për vitin 2017, që do të mbahet në Londër.
MTV ka zyrtarizuar këngëtaren kosovare përmes uebfaqes zyrtare të vet.
Rita ishte edhe më parë pjesë e ndarjes së çmimeve në Evropë nga MTV. Ajo ishte ndër aktet hapëse të vitit 2012, ndau një çmim në vitin 2013 dhe është dominuar deri tash tetë herë.
“Jam shumë e lumtur që do ta udhëheq ceremoninë e sivjetme të MTV EMA-s në vendin tim. Akoma e kujtoj sa mirë ishte në EMA-n e parë në Frankfurt në vitin 2012, kur performova “RIP”. Mezi pres të udhëheq ceremoninë dhe të performoj”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Rita sivjet ka shijuar suksese të mëdha me këngët e rikthimit “Your Song” dhe “Lonely Together”.
Ceremonia do të mbahet më 12 nëntor.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










