Muzikë

Rita Ora shkëlqen në manifestimin tradicional për Vitin e Ri në Times Square të New Yorkut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe moderatori Ryan Seacrest, kanë bashkëmoderuar specialen e “ABC” në “Times Square” të New Yorkut, ku afro një milion persona kanë pritur ndërrimin e motmoteve.

Moti ishte me shi, por kjo nuk ndali që numër i madh i njerëzve të mblidheshin.

Rita ka postuar video e foto në Instagram të ngjarjes,  në një prej tyre shihet duke kënduar, ndërsa shkruan “po bie shi por ne po lëvizim”.

Ceremonia tradicionale e uljes së topit në “Time Square” të New Yorkut nisi 144 vjet më parë.