E-Diaspora

Rita Ora: Po, jam në lidhje me Calvin Harris

Rita ka bërë publik gëzimin për dashurinë e saj me DJ Calvin Harris dhe duket se edhe Harris është jo më pak i lumtur

Rita Ora është bërë bashkë me DJ Calvin Harris. Që nga dita kur ata janë parë së bashku në një Daft Punk-Party, ata kalojnë shumë kohë së bashku. Më në fund, shqiptarja me rrënjë nga Kosova u ka hequr dilemat fansave të saj, duke vërtetuar se ajo dhe skocezi Calvin Harris janë një çift.

Ajo, në një koncert të mbajtur në Irlandë ka kënduar një këngë të re të cilën ajo e ka paralajmëruar kështu: “Kjo këngë mban emrin `Out Of Love, Not In Love` (shqip: jo më e dashuruar) edhepse unë momentalisht jam e dashuruar!”

Kështu, Rita ka bërë publik gëzimin për dashurinë e saj dhe duket se edhe Harris është jo më pak i lumtur. Ai ka postuar tashmë në Twitter disa fotografi të të dashurës së tij, ku shihen në Casino-Petropole në las Vegas.