Muzikë

Rita Ora performon sot në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot do të performojë në Tiranë, shkruan albinfo.ch.

Sot, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.

Rita dje shetiti qytetin e Tiranës, e shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, duke u shprehur e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.

“Ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë “cool” dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetin dhe jam e surprizuar”, tha Rita Ora.

Sot pritet të performojë para audiencës shqiptare.