Lifestyle

Rita Ora: Jam e kënaqur që do të punoj me UNICEF-in

Këngëtarja e shqiptare e njohur botërisht, Rita Ora, mbrëmë ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. 

Ajo është e angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it ajo është në një mision bamirës.

Ajo sot përmes një storje në Instagram ka treguar se këto ditë do të punojë nga afër me UNICEF-in dhe do të shohë ndikimin që kanë te fëmijët.

“Jam e kënaqur që do të punoj edhe më afër me UNICEF-in gjatë ditëve të ardhshme, ku do të shikoj punët e tyre të çmueshme që bëjnë me fëmijë”, ka shkruar ajo ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Artistja ka arritur një bashkëpunim me brendin e njohur “Escada” dhe do të realizojë një fushatë sensibilizuese, për t’u dalë në ndihmë viktimave të dhunës në Kosovë.

Ajo do të qëndrojë tri ditë në Kosovë.