Kosova

Rita Ora në Kosovë me një mision mjaft të veçantë

Rita edhe më herët ka qenë në Kosovë, derisa së fundi ishte në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Njëra nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare, Rita Ora, do të vjen sërish në Kosovë, kësaj radhe me një mision mjaft të veçantë.

Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur projektin “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Escada” bashkoi forcat me drejtorin e dizajnit global “Escada”, Niall Sloan, për të krijuar një koleksion të veçantë të çantave që debutoi në dyqanet online të “Escada” dhe janë në shitje në mbarë botën për 1,195 dollarë, përcjell albinfo.ch.

Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

“Unë kthehem sa më shpesh që të mundem: është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, është shprehur Rita Ora për mediat e huaja.

Ajo gjithashtu është edhe ambasadore e nderit për Kosovën. “U nderova me titullin disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga”, tha ajo, duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Rita edhe më herët ka qenë në Kosovë, derisa së fundi ishte në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.