Lifestyle

Rita Ora nderon Aviciin

Rita Ora e ka përkujtuar në mënyrë të veçantë artistin e ndjerë suedez, Avicii, ndërsa hapi ditën e tretë të festivalit e madh të BBC-së në Swansea. Emri i Aviciit u shfaq në ekranet gjigante, ku Rita performoi bashkëpunimin e tyre ‘Lonely Together’, përcjell albinfo.ch.

“Faleminderit që e kënduat këtë me mua. Është gjithmonë e vështirë për mua që ta këndoj këtë, kështu që ju falënderoj shumë”, ka thënë Rita.

Më parë, këngëtarja e përshkroi si mik shumë të mirë, i cili ia ndryshoi jetën asaj.

Muzikanti suedez vdiq muajin e kaluar në moshën 28-vjeçare.