Kosova

Rita Ora nderohet në Shqipëri, merr dekoratën ‘Naim Frashëri’

Një ceremoni për nder të saj u organizua nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rita Ora u nderua sot në Shqipëri me titullin ‘Naim Frashëri’.

Në një ceremoni të organizuar nga preside ca shqiptare, presidentj Bajram Begaj i ndau çmimin me.motivacionin për promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton Albinfo.ch.

“Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”, tha presidenti Begaj.

Në takimin me këngëtaren, presidenti Begaj nënvizoi se “se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente të tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve”.

Ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, Rita Ora tha s të jetë tejet e nseruar me titullin dhe mirënjohjen që iu dha. ‘Janë disa gjëra në jetë të cilat nuk harrohen asnjëherë. e ky udhëtim është njëri nga ta”, shkroi mes tjerash Rita Ora.

Ajo do të mbajë nesër një koncert në Tiranë, në sheshin Skënderbej.