Lifestyle

Rita Ora – ndër veshjet më të rrezikshme në vitin 2017

Viti 2017 përpos sukseseve në muzikë, Rita Orës i dha mundësinë edhe për udhëheqje të ceremonisë MTV EMA 2017.

Në këtë ceremoni ajo bëri bujë fillimisht e paraqitur me rroba banjo në tepihun e kuq, transmeton Albinfo.ch.

Kjo nuk i ka ikur “Hollywoodlife” që e ka përzgjedhur veshjen e çuditshme të Rita Orës si ndër rreziqet më të mëdha të artistëve në vitin 2017. Më 12 nëntor, edhe pse ishte vetëm me rroba banjo, Rita Ora pati bizhuteri në vlerë të 7.8 milionë dollarëve.

Përpos Rita Orës, ndër rreziqet më të mëdha u përfshi edhe njëherë Kim Kardashian, Jennifer Lopez e Nicki Minaj.