Lifestyle

Rita Ora mban një minutë heshtje për Aviciin

Këngëtarja shqiptare Rita Ora gjatë një koncerti të saj ka mbajtur një minutë heshtje për mikun e saj të ndjerë Avicii.

“Kisha nderin të punoja me dike, i cili ma ndryshoi jetën dhe i cili ishte një mik i imi shumë i mirë“, ka pohuar dukshëm e pikëlluar këngëtarja 27-vjeçare në një paraqitje të saj në Holandë, për DJ-in e ndjerë Avicii.

Fjalimi i saj mund të ndiqet në një video të cilën e ka publikuar Radio emetuesi 538 të shtunën, përcjell Albinfo.ch.

“Që nga vdekja e tij unë nuk e kam kënduar më këngën tonë të përbashkët. Së paku deri më sot. Për mua është shumë vështirë ta këndoj në këtë periudhë“, ka thënë këngëtarja me një zë drithërues. Më pas, ajo e ka lutur publikun për një minutë heshtje për “mikun tim të dashur”, duke luftuar gjithnjë nën rrëketë e lotëve.

Më në fund, ajo e këndoi këngën “Lonely Together” nga viti i kaluar.

Më 20 prill të këtij viti, Avicii u gjet i vdekur në kryeqytetin e Omanit, në moshën 28-vjeçare.