Lifestyle
Rita Ora flet për atdheun dhe karrierën
Këngëtarja Rita Ora në një intervistë ka thënë se për momentin është e koncentruar në karrierë dhe se nuk është duke menduar për dashurinë
Me një pamje mahnitëse, një numër hitesh dhe me një pasuri një vjeçare prej 18 milionë vitesh, Rita Ora ka arritur që të hy në listën e këngëtarëve të Sunday Time Rich që fiton më se shumti brenda një viti.
Por, pas ndarjes nga aktori i “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars, superylli i popit e ka thyer heshtjen me në fund-por i ka vendos një dry adhuruesve të saj-pasi që ka thënë se për momentin nuk është e interesuar për ndonjë lidhje me meshkuj.
“E kam shumë të vështirë që të jem në lidhje me dikë”, ka thënë Rita gjatë një provave për turneun e saj në Britani, i cili do të starton sonte në Cardiff.
“Por, nëse është kaq e vështirë, kjo ndoshta tregon se nuk është momenti dhe koha e duhur për këtë tani”.
“Unë lidhem me çdo mashkull që shoqërohem, kështu shkruajnë mediat. Por, në të vërtetë një lidhje dashurie nuk është prioritet i imi”.
“Megjithatë, nuk dua që ta lë shumë vonë, sepse dua të kem një familje të madhe në të ardhmen. E di që së fundmi disa njerëz kanë thënë se kam diçka me Liam Payne – dhe ai është njëri prej njerëzve më të mirë që kam njohur-por ne jemi vetëm shokë të ngushtë”, ka thënë Rita.
Rita ka edhe reputacionin e një vajze që e njeh stilin mirë dhe është një vajzë që e ndjek qejfin. Ajo është fotografuar me shumë shokë të famshëm rreth e rreth globit.
Atdheu e emocionon
Rita erdhi nga një botë e vogël duke u bërë yll-ajo u largua nga Kosova në fillim të viteve 90-ta, kurse tani është njëra prej vajzave më të pasura në Angli.
Por, kohëve të fundit ajo ka vizituar atdheun, me UNICEF, ku ajo përveç fitimit të parave po di të jetë edhe humaniste.
Prindërit e saj, Vera dhe Besniku ishin larguar nga konflikti në Kosovë kur Rita ishte një vjeçare, ku diktatori i fundit i Serbisë, Slobodan Miloseviq po persekutonte dhe vriste shqiptarët në atë kohë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
“Shkova në vendin time me UNICEF sepse nuk isha atje për një kohë të gjatë – nuk kisha qenë në ato vende, ishin më keq se sa e kisha menduar”.
“Vizitova shtëpi dhe pashë fëmijë të cilët nuk kanë mundësi shkollimi – nënat e tyre ishin shumë të reja”.
“Dëshiroja të di çfarë bën UNICEF, si, sepse ndonjëherë nuk arrini që ti shikoni rezultatet e sakta”.
“Isha shumë e emocionuar kur e pashë atë gjendje, me të vërtetë isha e thyer dhe thosha “ndoshta unë jam shumë e bekuar që kam arritur për të ardhur në britani dhe të bëja ëndrrat e mija realitet –ëndrrat e prindërve të mijë”.
Albumi i tretë gati
Ajo arriti që të lirohet nga kompania Roc Nation më 2016, pas akuzave se labeli i Jay Z e ka injoruar atë pavarësisht se ajo kishte pasur sukses me albumin e saj debutues, “Ora”.
Por, tani Rita është duke punuar e pavarur, kurse ajo planifikon që ti ofrojë fansave të saj edhe më shumë muzikë.
Gjatë një bisede ekskluzive – albumi i dytë i së cilës do të dal në nëntor – ajo ka premtuar se është duke e përgatitur edhe një album të tretë që mund të lansohet shpejt gjatë këtij viti.
“Labeli i im ndoshta do të me vras për këtë informatë por unë jam duke punuar këngë të reja dhe jam duke incizuar e të cilat do të lansohen në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje