Lifestyle
Rita Ora fitoi 27 mijë funte në javë pa publikuar fare këngë
Këngëtarja kosovare mblodhi 1.4 milionë funte në një vit kalendarik të mbyllur në muajin prill të vitit 2017
Rita Ora fitoi 27 mijë funte në javë në një vit pa publikuar asnjë këngë.
Këngëtarja kosovare mblodhi 1.4 milionë funte në një vit kalendarik të mbyllur në muajin prill të vitit 2017. Kështu kanë bërë të ditur të dhënat e dy kompanive të saja.
“Ora Multi Services” pati rritje nga 1.6 milionë në 2.8 milionë funte dhe “Ora Live LTD” kërceu nga 700 mijë në 900 mijë funte.
Kjo nënkupton që ylli i zhanrit pop fitoi rreth 27 mijë funte në javë, ose 3800 funte në ditë, transmeton Albinfo.ch.
Të hyrat u rritën për shkak të marrëveshjeve me Adidasin dhe Coca-Colan.
Ajo pati paraqitje edhe në TV-të amerikane. Udhëhoqi “America’s Top Model”, ndërsa bëri bujë edhe me performancën para Papës në shenjtërimin e Nënës Terezë.
27-vjeçarja, që do të performojë në Kosovë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, pritet që në vitin e ri të ketë edhe më shumë përfitime pas lansimit të disa këngëve. Ajo pritet që më 2018 të lansojë albumin e shumëpritur, që është i dyti në karrierë, gjashtë vjet pas të parit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë